RRETH NESH

Shoqëria  Private e Sigurisë  Fizike “ALBGUARDIA”sh.p.k  u krijua nën kujdesin e Z. Astrit  Miho në vitin 1993.

“ALBGUARDIA”Sh.p.k e rregjistruar në organet tatimore me numër të kodit fiskal Nr. 3706190  dhe  NIPT  K 31504011 Tme  liçense, leshuar nga QKL LN – 0299-10- 2015  Subjekti ALBGUARDIA. Kodi 1.3.A Date 26/10/2015, Pa afat sipas kategorisë – Shërbimi i Ruajtjes dhe/ose Sigurise Fizike. Eshte e rregjistruar si person juridik prane Gjykates se Rrethit Tirane me Nr.12932 dt. 29.06.1995, merr persiper ruajtjen dhe sigurimin e objekteve me kontrate ligjore midis paleve.

ALBGUARDIA Sh.p.k, ka  drejtues  teknik Z. Astrit  MIHO.

Që nga viti i krijimit të saj kjo shoqëri ka ruajtur dhe siguruar  shumë objekte të rëndësishem të pronës private dhe shtetërore duke ofruar një shërbim  të sigurtë e të garantuar dhe me nje nivel bashkë kohor. Ndërkohë shërbimi ka ardhur progresivisht në rritje nga ana e personelit, duke i kushtuar atyre nje rëndësi të vecantë për kualifikimin nga ana profesionale. Kjo ka bërë të mundur aplikimin e sistemeve të sofistikuara elektronike në fushën e sigurimit ne aplikimin e hardware dhe software me një teknologji dixhitale ideale për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve duke përdorur një Sistem Operativ me Administrim Shërbimi, që ruan dhe  zhvillon principet e multi vektoreve me shumë funksione dhe module.

Sistemi i Administrimit te Shërbimit – “Sistemi DATA  9000 MVS” ( Multi Vektorial Sistem), është evoluar ne nje sistem te ri Operativ MVSNet, një sistem me karakteristika teknike shumë të përparuara të kohës, që garantojnë dhe ngrenë në një  shkallë të lartë  besueshmërinë. Si të tilla janë vektori Radio MVS, telefonik MVS, ISDN, GSM dhe DATA – GPRS. Në këtë shërbim aplikohet sistemi multivektorial, Software integrativ, kontroll video, shikim grafik të arkivit dhe të shërbimit, lokalizimit të automjeteve si dhe supershikimin teknik, Personal Tracker, kontrollin satelitor pozicional me hartën digitale te gjithe territorit, duke krijuar kështu një siguri dhe garanci per shërbimet.

Prej 14 vjetesh në perfaqesojmë denjësisht Fabriken Eletronike Italiane SICEP_s.p.a në Firenze  – Distributor i Autorizuar në Shqipëri, me sistemet informatike për sigurimin. E gjithë teknollogjia bashkëkohore  në fushën e sigurimit është tekonollogji dixhitale me aplikimin e MVS ( Multi Vektore Sistem ) duke marrë të gjitha alarmet në një kohë shumë të shpejtë dhe me mënyrën më normale dhe reale si: alarm vjedhje, alarm zjarri, agresion, rrembim ose ne raste paniku për dhenie, ndihmë të shpejtë, alarm vidio, vidioregjistrimin dixhital, alarm ushqimi elektrik, prezenca e baterise duke i administruar keto alarme ne Serverin e Centralit Operativ me  fleksibilitetin me te madh. Kjo teknollogji eshte realizuar me nje arkitekture Client /Server ne sistemin Operativ Linux. E gjithe struktura e adminstrimit eshte rritur ne nje lartesi me nje seri me sherbime te zgjedhura, duke administruar sherbimet ne menyren me te efekteshme te 1.000.000 ngjarjeve ne muaj. SH.R.S.F “ALBGUARDIA”sh.p.k, gjithashtu  ka e prezencen e domosdoshme të inxhinjerit të teknikut apo të operatoreve dhe disponibilitetin e tyre në gatishmëri 24 ore / 24 orë, pranë qëndrës operative.