PERSONELI

Presidenti i SH.P.S.F “Albguardia” Shpk Z.Astrit Miho

Diplomuar në Akademine e Lartë Ushtarake “SKENDERBEJ” me arsim të mesem politeknik dega radio dhe me arsim të lartë ushtarak në degën e radio ndërlidhjes në vitin 1981. Në karrierën e tij ushtarake ka shërbyer në sektorin e radio ndërlidhjes.

– 1981 deri në 1985 në Brigaden e Ndërlidhjes – Repart i Shtabit të Përgjithshëm.

– 1985 deri në vitin 1993 ka shërbyer në sektorin e ndërlidhjes të Presidentit të Republikes së Shqiperisë.

– 1993 e në vazhdim është President i SH.P.S.F “ALBGUARDIA”sh.p.k.

– 1998 e në vazhdim përfaqesues eskluziv i Fabrikes Elektronike Italine në Firenze, SICEP s.p.a “Sistemi Informatico per la Sicurezza” dhe bashkëpunim me firma të tjera elektronike Italiane dhe Institute Ruajtje – Polici Private Italiane.

Zgjedhja e personelit

Konkretisht personeli i shoqerisë i nënshtrohet një stërvitje të vazhdueshme e kurse kualifikimi nga ana profesionale, duke i kaluar pastaj në një testim nga ana e komisionit të përbërë nga policia e Shtetit Shqipetar në Drejtorite e Policive të Qarqeve.

Presidenti i shoqerisë “ALBGUARDIA” sh.p.k në përzgjedhjen e personelit vlerëson kritere si: origjina profesionale, besushmeria dhe serioziteti, aftesia fizike dhe mendore, testimi për përdorimin e armeve të zjarrit, njohja e sistemit operativ nga punonjesit e specializuar, aparaturat ne dispozicion të shërbimeve të ruajtjes së objekteve.

“ALBGUARDIA” sh.p.k zbaton kriteret dhe metodat e punës që ndjekin shoqeritë analoge të Europes. Ka police punonjës shërbimi të zgjedhur të ndergjegjshëm dhe të përgatitur mirë fizikisht dhe tekinisht të paisur me uniformen dhe stemën e shoqerisë të licensuar nga Komisionet e Drejtorive te Policise se Shtetit në Prefektura.