QENDRA OPERATIVE

Shoqëria Private e Sigurisë Fizike “ALBGUARDIA” sh.p.k është e licensuar nga Ministria e Rendit Publik me licënse te kategorise I.3.A për ruajtjen, sigurimin e objekteve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.Kjo shoqëri ka të organizuar në shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë së objekteve me një shërbim bashkëkohor me Central Operativ – DATA 9000 MVS ( Te Dhenat 9000 Multi Vektorial Sistem ).Nga eksperienca e arritur dhe konsolidimi i sistemit DATA 9000 MVS është krijuar me evolucion MvsNET.Centrali Operativ tani ka arritur madhësine më optimale ne rritjen e funksioneve dhe të fuqisë së sistemit te administrimit. Sistemi MvsNET është plotësisht i riprojektuar me një arkitekturë të hardware dhe software, ideale per krijimin e nje sistemi administrimi bashkekohor ,duke aplikuar principet e multivektorëve në shumë funksione dhe module.

Sistemi MvsNET

Sistemi MvsNET si përbërje ka një PC server me sistem operativ Linux dhe një ose më shumë PC klient me sisteme operative Microsoft Windows. Serveri (mod. NET-SERVER),garanton një madhësi stabiliteti dhe një besim në administrim,duke ju lënë mundësi operatorëve të hyjnë në sistem vetëm nëpërmjet klientëve.Licensat e MvsNET të tipit “float”,tashmë konsiderohen të besueshme në realizimin e numrit te lidhjeve jo e tipit makine e lidhur.Kjo arkitekturë lejon lehtësisht në një kohë te keqe– difekti përdorimin në një kompjuter tjetër.Administrimi i licensave është i tipit të centralizuar, motorri i kontrollit është gjithmonë serveri në bazë të licensave që disponon është besimi dhe aftësia e llojeve klient të lidhur. Arkitektura Klient / Server lind,pranon,më tepër, të mbajë maksimumin e rendimentit në gjithe funksionet mbi infrastrukturën LAN dhe WAN(rjete lokale dhe gjeografike).Konfigurimi Hardware konsiston në monitorimin e shpejtë duke patur mundësite e të gjithë informacioneve mbi gjendjen e avancuar të operacioneve të kërkuara nga koncentratorët.Struktura e historikut të ngjarejeve sistemit MvsNET është në madhësinë e administrimit eficent të 1.000.000 ngjarjeve në muaj.

Ky sistem informativ sigurimi, është novator për sigurimin e bankave, sigurimin e vlerave monetare dhe eskortave në lëvizje , si dhe sigurimin e objekteve të rëndësishëm. Që prej vitesh kjo shoqëri ka të vendosur shërbimin me operator në këtë central operativ, si dhe grupin e gatshëm për të ndërhyrë në cdo objekt në raste ngjarje alarmi apo rrëmbimi. Në këtë drejtim “ALBGUARDIA” sh.p.k ka krijuar një eksperiencë pune për ruajtjen e objekteve duke e perfeksionuar këtë shërbim në një shkalle të lartë gadishmërie dhe sigurie. Në oferten tonë për marrjen në ruajtje te Bankave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë .

Lidhje direkte me Qendren tone Operative

Ne ju ofrojme lidhje direkte me Qendrën tonë Operative te Shoqërisë “ALBGUARDIA” sh.p.k, në cdo sekondë duke e ndjekur shërbimin , duke e ruajtur objektin me një ruajtje te brendshme bashkëkohore . Aparaturat që vendosen brenda objektit të klientit komunikojnë në mënyrë dixhitale dhe të shpejtë me qendrën operative duke transmentuar cdo ngjarje alarmi, truzionie ,rrëmbimi , agresioni , zjarri dhe të gjitha veprimet që kryhen nga ana e klientit si vënie në punë , heqje nga puna , raportim në mënyrë automatike të gjendjes së vetë aparaturës , ndërprerje te energjisë elektrike , gjendja e baterisë etj.
Gjithashtu të gjitha tipet e aparaturave tona ofrojnë komandime automatike të cilat kanë 8 kanale dalje,dhe te klienti nëpërmjet qendrës operative bëhen komandime si ndezje drite , sirene , motopompe etj. Nga jashtë objekti sigurohet me roje fizike të armatosur dhe të pajisur me mjete dhe llogjistike te kohës dhe për cdo rast sulmi apo agresioni mbi policin e sherbimit ,ai lidhet direkt me telekomadë me centralin operativ.Në rastet e mos aktivizimit të telekomandës, rënia e saj pertokë transmenton agresionin drejt centralit operativ . Gjithashtu theksojmë se në cdo rast marrje të një alarmi nga klienti ditën ose natën si : – rrëmbim, agresion , gjendje truzione , antifurto normale ne centralin operativ menjëherë në vendngjarje operatori dërgon grupin e gatshëm si dhe për përballimin e një ngjareje kritike njofton edhe organet kompetente,forcat e rendit.
Në qendrën tonë operative ndiqet një procedurë shumë e shpejtë, që nga marrja e ngjarjes ,në mbërritjen në vendngjarje të grupit të gatshëm , njoftimin e forcave te rendit për përballimin e ngjarjes dhe deri në bërjen e raportit përfundimtar te mbylljes se ngjarjes . Në qendrën tonë arkivohen të gjitha ngjarjet e ndodhura në objektin e klientit . Klientit mund ti japim raporte shërbimi, për secilën ditë që të dojë ai , gjatë kryerjes së shërbimit dhe vëzhgimit mujor . Për tu lidhur me shërbimin tonë dhe për ta ruajtur objektin nga brenda me një shërbim bashkëkohor për 24 orë/ 24 dhe nga jashtë me punonjës shërbimi roje fizike të armatosur po 24 orë/24.

Periferik Radio , Centralina Antifurto Bidirezzionale me Protokoll Multi Vektorial

Ne ju ofrojmë Periferik Radio , Centralina Antifurto Bidirezzionale me Protokoll Multi Vektorial Sistem si UC – B82 , UP – R2 , UP -R 8 , pra duke kryer një mbrojtje të brendshme të objektit në një mënyrë të garantuar dhe të sigurt ,duke marrë nga objekti ne qendrën tonë operative të gjitha ngjarjet si rrëmbim , agresion , antifurto normale, gjendje truzione, pra – aparatura kundra vjedhjes dhe kundra zjarrit . Pikerisht këtë mënyrë sigurimi duke kombinuar – rojet fizike që ruajnë objektin nga jashtë me qendrën tonë operative e cila komandon të gjithë shërbimin në distancë ,në të cilën mbërrijnë të gjitha ngjarjet në shumë rrugë ( Sistem Muti Vectorial) për një kohë rekord 0,5 sek si alarm apo truzionie .

Aparaturat

Ju ofrojmë Aparature G M – 8 , Central Anti Furto me kombinatorë telefonik + G S M , Radio + GSM, Radio + Telefon, për një garanci shumë të lartë . Duke zgjedhur protokoll fonik një seri të mesazheve të preregjistruara , Protokoll DTMF , 4+1 ( Hyrje per ne centralin operativ) , Protokoll S.M.S ( Short Message Service ) tekst , format eskluziv i vektorit GSM , drejt centralit operativ dhe klientit normalisht në 5 numra telefonik celular G.S.M ose telefona fiks ku sipas dëshirës së klientit duke transmentuar në mënyrë ekzakte llojin e ngjarjes sipas kanalit të programuar , si vjedhje , rrëmbim , ose raste zjarri . Protokoll S.M.S – MVS ( Multi Vektorial Sistem ) , ku centralina GM – 8 , Shfrytëzohet si periferik bidirezionale të tipit MVS duke kodifikuar S.M.S drejt centralit në mënyrë automatike .
– Ju ofrojme Aparaturë GM – 2 Kombinatorë Telefonik Multivektorial me 8 – tetë zona që lidhet direkt me qendrën operative dhe me përgjegjesin e objektit , si dhe me përgjegjesin e shërbimit duke dhënë direkt përmbledhje fjalie mesazhi ( Ne Short – Message) . Gjithashtu një sistem të lartë ruajtje sigurimi me njësi periferike video audio ARC – 8T , një njësi periferike video për transmentimin e pamjeve Video me linjë normale telefonike, dixhitale ISDN , transmentime të ngjarjeve të dubluara njëkohesisht bashkë me rrjetin celular GSM duke administruar figurat video në 8 telekamera , 8 hyrje alarmesh me administrim lokal duke regjistruar në distancë të largët ne Centalin Operativ duke ruajtur kështu të gjitha pamjet e përgjithshme të ambientit.

Ju ofrojmë ARC – 8CD njësi periferike , video regjitrator dixhital për regjistrimin e figurave për 30 ditë në vazhdimësi , Duke u lidhur me linjë telefonike normale telefonike TCP-IP , ISDN , ADSL, si dhe të dubluar bashkë me rrjetin celular GSM. Duke Transmentuar direkt ngjarjet në Centralin Operativ të Ruajtjes , si dhe në disa numra telefoni ku ti nevojitet klientit .
Të gjitha aparaturat kanë gjithashtu secila 8 ( tetë) kanale dalje pra 8 (tetë) kanale për të bërë aktivizime nga ana e klientit si motopompe , drita ,etj.ose aktivizime direkte në mënyrë automatike prej centralit operativ .
Duke marrë ngjarjet në shumë rrugë sigurimi dhe duke bërë një shërbim të garantuar dinjitoz dhe korrekt të kohës .
Mendoj se kjo ofertë për ruajtjen e objektit të Bankave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë do të jetë një ofertë objektive për një ruajtje permanente dhe të garantuar të kohës .